Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Endrit Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i Partisë së Lirisë

Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga nënkryetari i Partisë së Lirisë. Këtë fakt e ka bërë publik me anë të një letre të shpërndarë në Facebook.
Me anë të një letre drejtuar Komitetit Drejtues Kombëtar, Brahimllari thotë se jep dorëheqjen për shkak të faktorëve të brendshëm dhe në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë.
Ai falenderon Monika Kryemadhin, që sipas tij në detyrën e kryetares ishte në ballë të një aksioni opozitar.
Po ashtu mirënjohës i është edhe Ilir Metës, për mundësitë që i ka dhënë në këto vite.
Letra e Endrit Braimllarit:
Jap dorëheqjen nga funksioni i Nën Kryetarit të Partisë së Lirisë.
Falënderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.
Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit.
Gjej rastin të falënderoj gjithsecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkudhëtar të aksionit tonë politik.
Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur net të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.
Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizantë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje.
Gjatë 19 viteve kam ushtruar funksione të larta në parti.
Falënderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite.
Në të gjitha funksionet e mia jam udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, solidaritetit dhe meritokracisë. Kam vlerësuar punën në terren dhe komunikimin e përditshëm si një mundësi për të mbajtur kontaktet me gjithsecilin prej jush dhe për të ndarë sëbashku problemet tona të familjes politike por jo vetëm. Në shumë raste kam qenë ekuilibrues i problemeve tona të brendshme, me bindjen maksimale që në parti duhen të gjithë dhe partia është e të gjithëve.
Ndihem krenar, që si kryetar i forumit Rinor i dhamë jetë një aksioni ku me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë e kthyem LRI-në në organizatën më të fortë rinore në vend dhe më gjerë. Puna jonë me rininë në të gjithë Shqipërinë na afroi më shumë me njëri tjetrin duke u bërë një strukturë solide.
Me kënaqësinë më të madhe them se sot shumë bashkudhëtarë të forumit rinor vijojnë të japin kontributin e tyre në parti.
Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrojtjen e Kushtetues ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestonim për ditë të tëra dhe të shpërndanim derë më derë, kauzën tonë të drejtë.
Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën.
U përballëm në një betejë të fortë ekzistenciale për vendin, parlamentarizmin dhe vetë opozitën.
Aty qartazi, u treguan qëndrestarët e vërtetë që nuk panë interesin personal por u udhëhoqën nga interesi i përbashkët për të forcuar partinë në një opozitë të fortë, duke treguar një bosht të fortë të qëndresës opozitare.
Në 6 vite, që kam mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, bashkë me shumë kolegë i dhamë ritëm partisë dhe opozitës duke u bërë një zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar në Parlament dhe në rrugë. Kemi organizuar me qindra protesta kombëtare dhe lokale.
Nuk mund të harroj, mbi 10-tra protesta kombëtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku çdo ditë unë me disa kolegë u angazhuam personalisht në mbrojtje të banorëve. E paharruar për mua është protesta e banorëve të Kukësit ku me shumë kolegë u zhvendosëm atje në mbrojtje të interesit qytetar, protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ku u kthye në një betejë të vërtetë qytetare.
Nuk mund të harroj orët e panumërta, në komisariate policie, prokurori dhe gjykata në mbështetje të qytetarëve që besuan dhe u bashkuan me kauzën e opozitës dhe për këtë motiv dhunoheshin nga pushteti.
Për këtë periudhë, dua të falënderoj Monika Kryemadhin e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitarë.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, mora përgjegjësinë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë.
Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalisht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributin dhe eksperiencën time në një fushatë të paprecedentë. Isha i pari në betejë dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetjen time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi procese gjyqi pa fund të nisura politikisht kundër meje nga kundërshtarët politik gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen.
Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion.
Po bëjë unë i pari disa hapa pas për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri- tjetrin.
Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës.
Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38