Flash News

Ditari i Opozitës

Energjia 'shkon' në Kuvend, Mediu: ERE nuk mbron interesin e qytetarëve, pranon çfarë thotë qeveria

Energjia 'shkon' në Kuvend, Mediu: ERE nuk mbron interesin e

Kreu i PR Fatmir Mediu foli nga Kuvendi mbi situatën energjetike në vend, teksa ngriti dy problematika kryesore. 

Mediu u shpreh se OSHE, pavarësisht investimeve, ka sot humbjet më të mëdha në treg krahasuar me vendet e rajonit. Kreu i PR tha se ERE nuk mbron interesin e qytetarëve, por pranon ato që thotë qeveria. 

“Kemi 2 problemtaika të mëdha, menaxhimi i burimeve tona energjitike, OSHEE ka humbjet më të mëdha në Europë, pas shumë investimeve humbjet janë në 21%. Problemi tjetër janë pasojat e luftës, këtë nuk e ka qeveria në dorë por duhet të analizojë dhe të kërkojë përgjegjësi të drejtuesit para se të kërkojë sakrifica nga qytetarët shqiptarë. Fakti që ERE pranon në kundërshtim të ligjit çfarë thotë qeveria tregon se nuk mbron interesin e qytetarëve por ky parlament është një aneks i qeverisë dhe jo e kundërta. Qeveria tha se do prekeshin 30 mijë familje nga rritja e çmimit por në fakt janë rreth 80 mijë. 

Rruga e vetme për shqiptarët është të largohen për shkak të varfërisë, këtë duhet të zgjidhim ose do të kthehemi në një vend pa të ardhme. Ndërsa çmimet rriten vendet e BE po paraqisin praktika për të ulur ndikimin e krizës”, u shpreh ai. 
 

Të fundit