Flash News

Ditari i Opozitës

Enno Bozdo: Kuvendi i PD nuk solli asgjë të re, largimi i Nishanit dhe Harxhit tkurr dhe dëmton partinë

Enno Bozdo: Kuvendi i PD nuk solli asgjë të re, largimi i Nishanit dhe

Ish-koordinator i Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaron se Kuvendi Kombëtar i PD nuk solli asgjë të re.

I ftuar në Report tv, Bozdo thekson se kreu i PD në fjalën e tij nuk duhej vetëm të ndalej te çështja e manipulimit të votës, por edhe çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim në PD.

‘Kuvendi trajtoi çështjet e manipulimit dhe tjetërsimit të votës së shqiptarëve. Ku kongres nuk solli asgjë të re, ky kongres me debatin apo me bisedimin tonë të brendshëm ka rritur presionin mbi PD se ky debat vërtet nuk u mbajt në sallën e Kuvendit, por duhet iniciuar sa më parë. 

PD nuk duhet të reshtë së provuari duke mbledhur prova për të treguar manipulimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve. Kjo ishte pjesa e parë, që unë besoj se u shterua. Kam kërkuar që Kuvendi të mos ndalej këtu, me të thënë këtë kemi thënë gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është të kthehemi drejt vetes, çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar. A ishte strategjia e duhur? Ekipi, a ishte më i mirë?

Ajo që më shqetëson është fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë një forcë politike qëndron 12 vite në opozitë. Ka shumë zëra që mendojnë se ne duhet të shohim rolin tonë në shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare meriton dhe pret shumë më tepër nga PD. A jemi ne të aftë të ndërtojmë një ekipi fitues? E dinim se Rama do t’i vidhte zgjedhjet! Jam i sigurt që ky transformim i votës do të bëhet edhe në zgjedhje të tjera. Çfarë do të bëjë PD? Kjo më shqetëson dhe i kërkova Bashës të paktën në fjalimin e tij të hapnin këtë lloj debati’- tha Bozdo.

Largimin e ish-presidentit Bujar Nishani si dhe ish-kryetares së PD-së Edith Harxhi, Bozdo thotë se kjo gjë dëmton imazhin e PD-së dhe tkurr partinë, në kulmin e debatit se si të kthehen në shumicë.

Largimi i Nishanit dhe Harxhit ndoshta dhe disa figurave të tjera që flasin shumë dhe tregojnë shumë nuk dëmton këta njerëz por dëmton imazhin e PD. nuk më pëlqen imazhi i një partie që tkurret. Në kulmin e debatit ku të kthehemi si shumicë ne marrim hapa pas’- tha Bozdo.

Të fundit