Flash News

Ditari i Opozitës

Enno Bozdo në Politiko: Kuvendi i thirrur nga Berisha mund ta ‘hedhë në erë’ Kuvendin e 18 dhjetorit

Enno Bozdo në Politiko: Kuvendi i thirrur nga Berisha mund ta

Në emisionin “Politiko” mbrëmjen e sotme në Top Neës po flitet për temën “Firmat piramidale të Kuvendit”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Enno Bozdo thotë se kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha mund të ‘hedhë në erë’ kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha.

Bozdo: Palet kanë shkuar shumë larg. Një ndërhyrje e providencës mund t’i bashkojë. Në politikë janë të lejueshme. Edhe mund të ndahet. Nëse palët kërkojnë që PD të mos ndahet duhet të bien dakord për mekanizmin e drejtimin e partisë.

Nëse do kishte nga Basha interes që PD të mos ndahet duhet gjetur një zgjidhje.  Kuvendi i 15 dhjetorit varët nga zhvillimet e datës 11 dhejtor.

Alfred Lela: A mund ta hedhë në erë kuvendi i 11-ës atë të 18-ës?

Bozdo: Edhe mund ta hedhë. Palca e PD është atje.

Alfred Lela: Çfarë i mbetet Bashës?

Bozdo: Humbja e 25 prillit për mua ka shteruar modelin politik të Bashës. Ka patur 8 vite që ai duhet të ndërtonte idetë e tij. Ai merrte mbështetjen e Berishës sa herë që ndiheq keq. Berisha e mbrojti edhe kur humbi zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit