Flash News

Ditari i Opozitës

Eno Bozdo jep dorëheqjen nga Komisioni Zgjedhor i PD-së

Eno Bozdo jep dorëheqjen nga Komisioni Zgjedhor i PD-së
Eno Bozdo

Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga Komisioni Zgjedhor i PD-së. Komisioni u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ai u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.

Bozo do të zëvendësohet nga Çlirim Gjata. Komisioni Zgjedhor në PD pritet të mblidhet sot në orën 17:00.

Komisioni do të bëjë vlerësimin e kandidaturave për kreun e ri të PD. Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.

 

Të fundit