Flash News

Ditari i Opozitës

PPE fton Berishën në Kongresin e Valencias

PPE fton Berishën në Kongresin e Valencias

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike të marrë pjesë në Kongresin Statutor 2025, i cili do të mbahet më 29 dhe 30 prill në Valencia.

Në ftesën e dërguar, EPP thekson rëndësinë e këtij eventi, i cili nuk është vetëm një moment për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj komunitetit të Valencias pas përmbytjeve tragjike që goditën rajonin disa muaj më parë, por edhe një mundësi për të treguar unitetin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë dhe Bashkimit Evropian.

Kongresi, i bashkëorganizuar nga Partido Popular, do të përfshijë zgjedhjen e Presidencës së re të EPP-së, diskutime dhe votime mbi rezolutat dhe ndryshimet statutore për të përmirësuar dhe përshtatur partinë me sfidat e reja evropiane.

Më 29 prill, pas përfundimit të sesioneve të Kongresit, Berisha është ftuar të marrë pjesë në një darkë me liderët e tjerë të EPP-së nga vendet e BE-së dhe ato jashtë saj, e cila do të zhvillohet në Palacio de la Exposición. Pas kësaj, ai mund të bashkohet me delegatët dhe të ftuarit e Kongresit në një darkë familjare të EPP-së në Museo de las Ciencias Príncipe Felipe.

Ngjarja do të ketë një mbulim të gjerë mediatik, me transmetime live në faqen zyrtare të Kongresit dhe rrjetet sociale të EPP-së.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit