Flash News

Ditari i Opozitës

“Erdhe nga SHBA dhe u bëre deputete”, Bardhi ‘përplaset’ me Hajdarin: U bëre Sekretar i Përgjithshëm me zero kontribute

“Erdhe nga SHBA dhe u bëre deputete”, Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetja e PD, Rudina Hajdari janë ‘përplasur’ në studion e ‘Opinion’, pasi kjo e fundit i tha se duhet të kërkonte ndjesë për deklaratat publike pasi vendosi të mos djegë mandatin si pjesa tjetër e grupit.

Sipas saj, në atë kohë u ‘shigjetua’ për një vendim që sipas saj ishte parimor, ndërsa sot djegia e mandateve konsiderohet gabim nga e gjithë opozita.

Bardhi tha se nuk kërkonte ndjesë pasi Hajdari asokohe nuk ishte anëtare e PD dhe se ndaj saj nuk pati asnjë masë disiplinore.

Pjesë nga debati: 

Hajdari: I them zotit Bardhi a kërkoni ndjesë publike për atë që bëtë kur unë mbajta mandatin, pasi ju bëtë deklaratë publike se unë nuk jam anëtare e PD, kur vendimi ishte parimor dhe sot grupi parlamentar djegien e mandateve e konsideron gabim.

Bardhi: Nuk ishit në atë moment nuk ishe anëtare

Hajdari: Isha deputete e PD, kam qenë pjesë e PD që në themelim të saj prej historisë së familjes, kurse ju nuk keni qenë fare.

Bardhi: Kam qenë aty , por skam patur përfitimet tuaja

Hajdari: Jeni nga më të privilegjuar aty me zero kontribute dhe jeni sekretari i përgjithshëm

Bardhi: Po ju cfarë kontributi keni dhënë se erdhët nga Amerika dhe u bëtë deputete direkt, apo se ishe vajza e babait. Nuk shkon kështu në politikë.

Bardhi: Në rastin e zonjës Hajdari nuk kërkoj ndjesë, nuk ka patur masa disiplinore dhe në atë deklaratë u tha se ne e respektojmë zgjedhjen e saj sipas statutit se nuk ishte anëtare e PD. Ishte njoftim nga strukturat e PD. Djegia e mandateve ishte vendim kolegjial.

 

 

 

Të fundit