Flash News

Ditari i Opozitës

“Erdhi me pantallona të shkurtra’, Berisha rrëfen si e ka njohur Lulzim Bashën. Tregon rolin e Aurelës

“Erdhi me pantallona të shkurtra’, Berisha rrëfen si e ka

Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer si e ka njohur Lulzim Bashën dhe si është bindur se ai është njeriu që duhet ta pasonte në PD.

“Basha erdhi me pantallona të shkurtra me Barend Kohen. Nga e kishte njohur Kohen Basha nuk e di. Për mua Kohen ishte personalitet se i kishte shërbyer Kosovës.

Kisha njohur edhe Aurela Bashën dhe Lulzim Bashën.

Aurela bashkë me një zonjë tjetër amerikane kishin një organizatë civile që ndiqnin jetën parlamentare, por vinin rregullisht në Strasburg. Ishte financim i parlamentit holandez”, tha Berisha në Opinion.

Vajza juaj ka qenë ajo që e ka sugjeruar?

E kam njohur para vajzës, nuk kanë ndikuar te unë. Po të kthehemi prapë, do ta merrja sërish.

Ka ardhë me 38 vetë të KOPit. Dinin gjuhë, kishin marrë pjesë në ndërtimin e shtetit të ri.

Kur u bindët se Basha ëhstë pasardhësi juaj në PD?

Asnjëherë.

Të fundit