Flash News

Ditari i Opozitës

ERE rrëzon kërkesën për heqjen e fashës 800 kWh, Tabaku: Do të 5-fishohet çmimi i energjisë

ERE rrëzon kërkesën për heqjen e fashës 800 kWh,

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka mbledhur sot bordin për të diskutuar mbi çmimin e energjisë elektrike.

Gjatë mbledhjes, bordi ka rrëzuar edhe kërkesën e deputetes demokrate Jorida Tabaku për të hequr fashën 800 kWh për konsumatorët familjarë. Tabaku u shpreh se ERE duhet të marrë parasysh interesin e qytetarëve dhe të mbrojë konsumatorin.

Tabaku tha se kërkesa e saj bazohet mbi të dhëna reale në mënyrë që çmimi i energjisë për abonentët familjarë të mos 5 fishohet.

“Kur unë bëra kërkesën tek ERE nuk pasur asnjë vendim te bordit te ERE për fashën 800 kWh. Se dyti, ne materialin e bordit nuk kishte asnjë fakt te ri nga qeveria. Materiali i prezantuar nga FSHU ne mbledhjen e dyte ishte i ngjashëm me te parin. Pra nuk ka asnjë arsye te rrezoni kërkesën time qe kërkon thjesht heqjen e fashës për mbi 100 mije familje për rritjen e çmimin e energjisë me 5 here me shume Mendimi i çdo deputeti është se ERE duhet te mbroje interesin e konsumatorëve. Pra ERE merr parasysh interesin e qyteteve. Së pari, çmimi i gazit në bursën ndërkombëtare të Dutch TTF për gazin ka rënë në 100 euro/megavat. Së treti, çmimet javore tregojnë gjithashtu që çmimi i energjisë për muajin tetor është mi ulët në Tetorin 2022 se sa një vit më parë duke treguar shenja të një rënie të çmimit. Kërkesa ime për të revokuar vendimin për krijimin e fashës 800 KËH për mbi 100 mijë familje që do të rrisë çmimin me 5 herë për familjet shqiptare nuk është thjesht një kërkesë partizane dhe populiste. Kërkesa ime është e bazuar në të dhëna, në realitetin që po ndiqet sot nga publike, nga shifrat e tregtimit të gazit dhe çmimit të energjisë në bursën e Hungarisë. Pra është një kërkesë e logjikshme që padyshim duhet të trajtohet nga ERE e cila i shërben qytetarëve dhe interesit publik”, tha Tabaku.

Të fundit