Flash News

Ditari i Opozitës

Erisa Xhixho reagon pasi u zgjodh zv/Presidente e PL: Kjo frymë do na udhëheqë në betejat e ardhshme

Erisa Xhixho reagon pasi u zgjodh zv/Presidente e PL: Kjo frymë do na

Një ditë pasi u zgjodh zëvendës presidente e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho reagoi, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët.

Reagimi:

Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare. Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.

Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata! ❤️

Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë. ????

Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.

Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.

Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri. ????????

Bashkë do ta bëjmë realitet! ????❤️

Të fundit