Flash News

Ditari i Opozitës

"Errësirë e plotë dhe korrupsion pa fund”, Meta: Në 14 maj do çrrënjosim monizmin

"Errësirë e plotë dhe korrupsion pa fund”, Meta:

Ilir Meta ka folur për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se koalicioni opozitar është një bashkim për fitore. I ftuar në emisionin “Log” të Panorama TV, kryeatari i Partisë së Lirisë u shpreh se në kushtet normale, zgjedhjet e 14 majit do të ishin thjesht lokale, por në këtë situatë tepër të rëndë, sic e konsideroi kreu i PL, zgjedhjet janë përtej lokaleve.

Pjesë nga intervista

Si rakordoheni me Berishën?

"Ne jemi në funksion të kandidatëve, janë ata që udhëheqin agjendën tonë, ndërsa të gjithëve bashkë na udhëheq një objektiv që është fitorja. Ky është një bashkim për fitore."

"Jemi përballë një regjimi monist dhe të gjitha bashkitë i ka një forcë politike. Ne rakodohemi vazhdimisht, por kjo nuk është e rëndësishme Nuk ka asnjë lidhje kjo fushtë me fushatat e tjera. Ne jemi në një listë të përbashkët, bashkë me PDK, PBDNJ dhe nuk ka lidhje me atë të kaluarën."

Ku do jetë pika e takimit?

"Ne jemi vazhdimisht në kontakte në takime. Tani është koha të flasim për kandiadtët. Në 14 maj nuk do votohet as Berisha, as Meta, as Rama. Aty do votohen kandidatet."

E shihni si betejë politike, apo beteje për pushtetin lokal?

"Nëse do ishim në një situatë normale, këto do ishin thjesht zgjedhje lokale. Por situata është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë këshilltar të opozitës. Kemi një shpërdorim të taksave. Mbi të gjitha do të çrrënjosim monizmin që në këto 4 vite ka qenë si asnjëherë më parë. Errësirë e plotë, korrupsion pa fund."

 

Të fundit