Flash News

Ditari i Opozitës

Ervin Salianji: Kam ambicie për drejtimin e PD, por jo tani

Ervin Salianji: Kam ambicie për drejtimin e PD, por jo tani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të kandidojë për postin e kryetarit të forcës më të madhe opozitare, por ka theksuar se ky nuk është momenti i duhur. 

I ftuar në emisionin “Top News”, Salianji u shpreh se ka ambicie politike, si çdo person që angazhohet në jetën publike, por aktualisht është i përqendruar në betejën opozitare dhe në forcimin e Partisë Demokratike.

“Jam i bindur që Partia Demokratike do të jetë një parti që bën të mundshëm rotacionin në Shqipëri. Nuk ka zgjedhje tani në PD, ka një diskutim për farsën ose se si mund të forcohet PD dhe në këtë moment unë jam duke bërë atë, betejën opozitare, diskutimet me njerëzit,” tha Salianji.

Ai shtoi se angazhimi i tij aktual është me njerëzit që e shohin opozitën si një mjet për ndryshim shoqëror, jo thjesht si një trampolinë për ambicie personale.

“Kushdo që është në politikë ka ambicie, nuk mund të them, por që ky nuk është momenti,” përfundoi Salianji.

 

 

 

Të fundit