Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji reagon nga burgu: Hipokrizia e mazhorancës dhe përpjekja për asgjësimin e opozitës!

Salianji reagon nga burgu: Hipokrizia e mazhorancës dhe përpjekja

Ervin Salianji reagon nga burgu i Fierit sa i takon qëndrimeve te mazhorancës me deputetët e opozitës. 

Përmes një letre dorëzuar avokatit në ora 13:45 minuta, Salianji shkruan se 'shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse'.


Letër nga IEPV FIER: 

Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.

Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.

Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës.
Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.

Të fundit