Flash News

Ditari i Opozitës

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të shëroni Shqipërinë

Ervin Salianji voton në burgun e Fierit: Votoni që të

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në burgun e Fierit.

Në një prononcim për gazetarët ai ka bërë thirrje  për pjesëmarrje masive në votim pasi sipas tij ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. 

"Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike. Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD. Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë", tha Salianji. 

Të fundit