Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja Ahmetaj, Spaho: Nëse do ndodhte diku tjetër, kryeministri do dorëhiqej

Çështja Ahmetaj, Spaho: Nëse do ndodhte diku tjetër,

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho mbi punimet e seancës së fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që pritet të zhvillohet këtë të enjte.

I ftuar në A2CNN, sipas Spahos tema e ditës do të jetë interpelanca për aferën e inceneratorëve, dhe arratisja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Deputeti tha më tej se, nëse kjo aferë, ky skandal do të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, kryeministri automatikisht do të kishte dhënë dorëheqjen.

Nesër do të jetë një ditë e gjatë me shumë çështje për t’u diskutuar. Që nga mocioni me debat për skandalin e inceneratorëve, duke u fokusuar tek arratisja e Arben Ahmetajt, mocion që mazhoranca po përpiqet me çdo formë që ta shmangë.

A dini ju ndonjë vend në Evropë ku të arratiset zv.kryeministri për një aferë shumë të madhe korruptive, ku përfshihen edhe personazhe të tjerë si Kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të themi që nuk ka urgjencë.

Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, automatikisht kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Të parën gjë që do të ngremë nesër është të korrigjohet rendi i ditës”, tha Spaho.

 

Të fundit