Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Babale”, Salianji: Nëse ka një çmenduri për burg, do ta bëj

Çështja “Babale”, Salianji: Nëse ka një

Deputeti Ervin Salianji tha se do të pranojë çdo lloj vendimmarrje që jepet për të lidhur me çështjen “Babale”.

Në një lidhje direkte për ‘Opinion’, deputeti tha se edhe nëse ndodh ndonjë çmenduri dhe vendosim që Salianji të burgoset, ai do ta pranojë dhe do ta kryejë burgimin.

“Çdo lloj vendimarrje, pavarësisht besimit të cenuar apo pabesueshmërisë së institucioneve, nëse ka çmenduri për të thënë që për denoncim publik në vitin 2022 do të shkosh në burg për agjitacion dhe propagandë, pa dyshim që do të bëj atë që ju thoni”, u shpreh Salianji.

Kujtojmë se seanca gjyqësore u shty pasi mungonte një nga avokatet e trupës gjyqësore. Seanca e radhës për dosjen “Babale”do të mbahet të hënën e 18 korrikut në orën 14:00.

Të fundit