Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘Babale’, shtyhet për herë të 6 seanca ndaj Salianjit

Çështja ‘Babale’, shtyhet për herë të 6

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën ndaj deputetin demokrat Ervin Salianji.

Sipas njoftimit të Apelit, seanca e cila ishte planifikuar të zhvillohej sot në orën 13:00, shtyhet për shkak se nuk është formuar trupa gjyqësore.

“Sot në datë 19.12.2022, ora 13:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar çështja penale me të pandehur Ervin Salianji, etj. Për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjykimi i çështjes nuk do të mund të vijojë”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e 6 që séance ndaj Salinjit për çështjen Babale shtyhet. Më herët, seanca është shtyrë për shkak të mugesës së trupës gjykuese ose mosparaqitjes së tyre.

Të fundit