Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti paralajmëron: Zyrtarë të lartë të CDU vijnë në Tiranë, priten vendime drastike

Alizoti paralajmëron: Zyrtarë të lartë të CDU

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka paralajmëruar një vizitë të zyrtarëv të lartë të CDU në Tiranë.

Alizoti than ë “Kjo Javë” në News24 se gjermanët janë shumë të shqetësuar për çështjen Balluku dhe se nkuk pranojnë të cenohet drejtësia.

“Kam patur takime me zyrtarë të lartë të CDU dhe më vonë do të vijnë në Tiranë dhe zyrtarë gjermanë që do ua komunikojnë dhe shumë vendime më drastike që nuk është gjë e mirë për Shqipërinë. Ata janë shumë të shqetësuar. Përplasja që ndodh midis BE dhe SHBA, e ka bërë Gjermaninë dhe pjesën e Evropës, në kongresin e CDU kishte pjesëmarrje të gjerë të ndërkombëtarëve.

Në këtë rast, gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cënimin e drejtësisë dhe problem i madh është i karteleve dhe ajo sasi e kokainës shkon në portin e Hamburgut dhe këtu hyjnë në rol shërbimet sekrete të cilët kanë pasqyruar një pjesë të madhe të dosjeve që kanë stimuluar dhe kanë shtyrë politikanët të veprojnë ndaj sistemit”, deklaroi Alizoti.

Të fundit