Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘Balluku’ në GJK, Nuri: Ndërhyrja e ekzekutivit në gjyqësor, precedent i rrezikshëm

Çështja ‘Balluku’ në GJK, Nuri: Ndërhyrja e

Franc Nuri, përfaqësuesi ligjor i PD, e ka cilësuar ankimimin e Ramës ndaj vendimit të GJKKO-së për Ballukun, një precedent të rrezikshëm.

Në një lidhje direkte për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Nuri deklaroi se mazhoranca po bllokon drejtësinë, me kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ai shtoi se Rama po ndërhyn te gjyqësori.

“Nga momenti ku SPAK ka kërkuar zyrtarisht arrestimin, lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, nga Kuvendi i Shqipërisë, heqjen e imunitetit, prej mbi një muaj tashmë Kuvendi i Shqipërisë e zvarrit procedurën e arrestimit, është tejkaluar mendoj debati për çështjen e pezullimit të saj nga detyra.

Edhe pse duhet thënë që vendimi është marrë nga gjykata, pra është kërkuar nga prokuroria dhe është pranuar vendimi i pezullimit nga Gjykata e Posaçme, e konfirmuar edhe në Apel për pjesën e bllokimit të daljes jashtë vendit. Pra ai vendim është gjetur i drejtë edhe nga Apeli përsa i takon masës së dytë.

Ndërkohë pezullimi nga detyra, u gjet ky mekanizëm po themi për ta bllokuar procesin nga ana e mazhorancës, nga ana e vetë Kryeministrit Rama, i cili ka investuar, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë zyrtare, për ta pezulluar efektin e një vendimi gjyqësor të një gjykate speciale, të një gjykate të posaçme që është aty pikërisht për të luftuar korrupsionin. Dhe këtu është një precedent tepër i rrezikshëm, ne e kemi thënë dhe herë të tjera, që ekzekutivi është ai që po ndërhyn në gjyqësor dhe jo e kundërta”, tha Nuri.

Të fundit