Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Balluku”, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në mburojë të të korruptuarve

Çështja “Balluku”, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi maxhorancën se po dështon në përmbushjen e kritereve të kërkuara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se prej të paktën 10 vitesh Parlamenti nuk ka miratuar një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit, duke e cilësuar këtë si një mungesë serioze vullneti politik nga ana e shumicës.

Deputetja demokrate theksoi se opozita ka mbështetur vazhdimisht procesin e integrimit, pavarësisht mosmarrëveshjeve politike.

“Parlamenti vitet e fundit ka dështuar të ketë debat real qoftë për politikën e jashtme si dhe për procesin e integrimit. Ka të paktën 10 vite që parlamenti nuk merr mundimin të diskutojë një rezolutë të përbashkët për integrimin.

Shqipëria ka asetin se opozita e mbështet këtë proces. Ka një opozitë që çdo ditë pavarësisht mosdakordësive që kemi, është këtu edhe për procesin e integrimit. Ku kemi dështuar? Në këto 12 vite, dështimi ka qenë me maxhorancën. Sot Shqipëria do të ishte me një proces drejt përfundimit.

Por çdo vit në vend që të merrej me plotësimin e kritereve, janë marrë me propagandën. Për herë të parë, Shqipëria është në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ka të paktën 6 ligje që kanë shkelur këtë marrëveshjeje. Për herë të parë, Shqipëria është duke miratuar ligje që cenojnë detyrimet që janë marrë me angazhimet e proceseve paralele, qoftë nga procesi i Berlinit, te Plani i Rritjes. Po dështojmë të plotësojmë kriteret e integrimit”, tha Tabaku.

Të fundit