Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Beleri”, Berisha: Rama nuk e zbaton ligjin për shkak të interesave mafioze

Çështja “Beleri”, Berisha: Rama nuk e zbaton ligjin

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama nuk respekton ligjin sa i përket çështjes së Fredi Belerit, për shkak të interesave të tij mafioze për pronat në bregdet.

Berisha tha se Fredi Beleri është një i burgosur politik të cilit po i ndalohet betimi si kryebashkiak i Himarës. Berisha shtoi se Rama e bën të gjithën për interesat e tij mafioze.

Berisha: Nuk u prit në Athinë. Po sigurisht sepse samiti ishte për vlerat Europiane që duhet të ndajnë vendet e Ballkanit, ishte për një deklaratë historike e cila përbën dokumentin legal të prespektivës Europiane të vendeve të rajonit, me kusht që ata të ju përmbahen vlerave Europiane. Ky shkelmon vlerat Europiane dhe pastaj thotë se policia dhe drejtësia ime e pavarur, më thonë këto gjëra. Mban në burg Fredi Belerin, absolutisht si të burgosur politik, vetëm e vetëm që të skadojë 90 ditëshi i afatit që ai të mos betohet si kryebashkiak i Himarës.

Po ç’ka të bëjë me nacionalizmin respektimi i ligjeve tona? Përkundrazi ka të bëjë me nacionalizmin qytetar, shqiptar sepse ti je njeri i ligjit, i kushtetutës. Se ti për një shqiptar ke shkuar në burg dhe ke dhënë mandatet dhe betimet, sepse ligji po nuk qe i dënuar nuk e ndalon. Shumë thjeshtë, një parim shekullor i prezumimit të pafajësisë.

Kurse këtij që do të ja marrësh me çdo kusht mandatin për pronat e tua, të klanit tënd mafioz dhe klaneve të tjera mafioze, këtij i thua se me thotë policia dhe drejtësia e pavarur që nuk mund të betohet. Ka gjë më të turpshme. Enver Hoxha i bënte këto, por një drejtues i një vendi të lirë nuk e bën dot kurrë këtë. E bën vetëm për interesa të tij mafioze dhe i çon marrëdhëniet me një fqinj, i cili për hir të së vërtetës duhet të themi këtu, pavarësisht  se ka pasur probleme në marrëdhëniet tona, por në tërësi ka predominuar, bashkëpunimi, miqësia. Greqia në asnjë rast që nga vitet ’90 e gjer dje asnjëherë nuk është bërë pengesë në proceset e integrimit evropian, euroatlantik të Shqipërisë.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00