Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e financimit rus, Topalli: Basha nuk ka më të ardhme në politikë

Çështja e financimit rus, Topalli: Basha nuk ka më të

Anëtarja e kryesisë së PD, njëherësh ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e ka cilësuar të jashtëzakonshëm dëmin që sipas saj i ka shkaktuar partisë lidershipi i Lulzim Bashës.

Në një intervistë në Klan News, ajo tha se PD do të dojë vite që të rikuperojë dëmtimet që pësoi nga gabimet e ish-kryetarit.

“Ishte testimi i një panorame të qartë të një bashkëpunimi, midis qeverisë të zotit Rama dhe të një grupi të reduktuar deputetësh”, tha Topalli.

Pas çështjes së financimeve ruse, Topalli thotë se Basha nuk ka më të ardhme në politikë

“Dëmi ka qenë aq i madh, aq i rëndë, me një kosto shumë të madhe për vendin tonë.  Pas çështjes së parave ruse është i vdekur politikisht.

Topalli tha se PD në bazë është e bashkuar dhe po punon për zgjedhjet lokale, ndërsa deputetët kundërshtarë i cilëson një pakicë qe e ka derën e hapur për bashkëpunim”, tha ajo.

 

Të fundit