Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e inceneratorëve/ Deputetja e PD: Do të punojmë edhe me 3 turne për ta çuar në fund

Çështja e inceneratorëve/ Deputetja e PD: Do të

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shpreh se afera e inceneratorëve do të hetohet deri në fund. Një ditë më parë selia blu bëri me dije se kishte ngritur grupin e punës për hetimin e kësaj çështjeje.

Ajo hodhi akuza ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se sot ka një ish-zyrtar të lartë të qeverisë në burg për këtë çështjeje, referuar Lefter Kokës.

Çupi u shpreh për “A2 CNN” se do të kërkohet edhe zgjatje të afateve të komisionit hetimor, nëse procedurat nuk mbyllen në kohë.

“Në komision u paraqitën fakte dhe prova si abuzohet me buxhetin e shtetit, si abuzohet me taksat e shqiptarëve, si abuzohet me procedurat ligjore të koncesioneve. Ne do të bëjmë çmos që këtë afat ta mbyllim me procedurat dhe dëshmitarët deri më 24-25 shkurt.

Nëse ne nuk do t’ia arrijmë kësaj, atëherë do të kërkojmë zgjatjen e afatit. Ne do t’i qëndrojmë këtij denoncimi ashtu siç kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme në këto 6 vite. Ne do t’i qëndrojmë kësaj pasi kemi prova, kemi dosjet, kemi të drejtën që shqiptarëve t’u tregojmë atë se çfarë kjo qeveri u ka bërë, duke i marrë me miliona euro. Kjo është detyra e një opozite. Kemi një ministër për këtë aferë në burg. Do të punojmë edhe me 3 turne për ta çuar këtë çështje në fund”, tha Çupi.

Të fundit