Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e PD në gjykatë, Balliu: Skemë për të vrarë pluralizimin dhe opozitën

Çështja e PD në gjykatë, Balliu: Skemë për

Gjyakta e Apelit shtyu sërish seancën për bashkimin e dy kuvendeve të Partisë Demokratike.

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu, ka thënë në MCN Tv se mbajtja pezull e çështjes bëhet për të mbajtur peng logon e PD-së dhe për të vrarë pluralizimin.

Sipas Balliut është një plan i qeverisë Rama për të vrarë opozitën.

“Kjo është për gjyqin e korrikut kur ka ndodhur një nga çmenduritë më të mëdha kur ti kërkon regjistrimin e partisë. Duhet të ishte dhënë vendimi, në fakt nuk duhet të ishte apeluar ku vetë Alibeaj nuk ishte palë, këto janë absurditete juridike për të mbajtur peng logon e PD, për të vrarë pluralizmin, kjo është një krim që i bëhet një shteti dhe pluralizmit. Ka të bëjë me planin ogurzi të qeverisë për të vrarë opozitën. Kjo  nxjerr në pah qëndrimin që ka Rama ndaj pluralizmit dhe sistemit demokratik, por do e shpëtojmë gjithë Shqipërinë nga kjo qeveri që vetëm vjedh dhe vjedh në çdo orë dhe minute”, tha Balliu.

Të fundit