Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja e vulës, Kaso: Ankimimi u firmos nga një palë që edhe vetë nuk e dinte çfarë pozicioni kishte

Çështja e vulës, Kaso: Ankimimi u firmos nga një palë

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës, Ivi Kaso tha se ankimi është firmosur nga një palë që edhe vetë në kohën kur ka bërë këtë ankim, nuk ka qenë i qartë se çfarë pozicioni kishte.

‘Ankimimi është firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin’, u shpreh Ivi Kaso në seancë.

“Gjykata e Lartë në vendimmarrjen e saj ka orientuar Gjykatën e Apelit, duke pretenduar moskuptim të çështjes nga Gjykata e Apelit. Kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore të firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces dhe, siç thotë Gjykata e Lartë, palë që nuk ka bërë asnjë kërkesë procedurale për të qenë në proces. Vetë pala është e paqartë në çfarë cilësie procedurale ka firmosur. Ka firmosur si nënkryetar apo si përfaqësues me autorizim. Deputeti Alibeaj firmos një ankim në prill kur kryetari i tij Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen në mars".

Të fundit