Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja Gërdeci/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Çështja Gërdeci/ Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes 'Gërdeci'.

Kërkesa është paraqitur përmes mbrojtjes ligjore të Mediut, e cila i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykata e Lartë të muajit korrik 2025.

Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.

Mbrojtja argumenton se në rastin konkret të Mediut, procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka sipas saj përbën papajtueshmëri procedurale për vijimin e shqyrtimit nga e njëjta gjyqtare.

Më herët, për të njëjtin shkak ka kërkuar dorëheqje nga çështja vetë gjyqtarja Gjoka, kërkesë që i është refuzuar nga një tjetër gjyqtar.

Të fundit