Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Procesi tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Procesi tregon se

Është zhvilluar sot seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për çështjen "Gërdeci".

Pas daljes nga GJKKO, Mediu tha se të gjithë duhet të thonë të vërtetën. Ndër të tjera ai tha se ka edhe dëshmitarë që heshtin.

"Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në interes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar", u shpreh Mediu.

Të fundit