Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Prokuroria nuk ka denjuar të më pyesë për 16 vite

Çështja “Gërdeci”, Mediu: Prokuroria nuk ka denjuar

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte sot i pranishëm në seancën e radhës për çështjen Gërdeci.

Për mediat, Mediu tha se në 16 vite prokuroria nuk e ka pyetur asnjëherë lidhur me çështjen. Mediu tha po ashtu se prej disa kohësh nuk asnjë dëshmitar të thirrur për procesin, duke iu bërë thirrje të flasin të vërtetën dhe të shmangin çdo lloj manipulimi.

“Dua të theksoj se në këtë proces gjyqësor prej disa kohësh nuk ka asnjë dëshmitar të thirrur nga prokuroria, që të ketë bërë qoftë edhe një grimë deklaratë për marrëdhënie apo ndikim nga ministri, apo veprime të paligjshme të ministrit.

Unë bëj thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vijë dhe të vlerësojë dhe të mbajë qëndrimin për punën që ka kryer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes, por të hedhin sa më shumë dritë rreth kësaj të vërtete për të shmangur çdo lloj manipulimi që është bërë nga grupe dhe interesa të caktuara politike, por edhe ndonjë interes mediatik.

Dua të them se kam pritur mbi 16 vjet që të pyetem nga prokuroria. Prokuroria ka pasur gjithë mundësinë për të më thirrur dhe pyetur. Asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë, të marrë qëndrimin dhe mendimin tim në raport për këtë çështje,” tha Mediu.

Të fundit