Ditari i Opozitës

Çështja ‘McGongial’/ Berisha i prerë: Duhet prova finale, opozita duhet të shkatërrojë Ramën, ose veten

Çështja ‘McGongial’/ Berisha i prerë: Duhet prova

Skandali i fundit, ku u zbulua korrupsioni i kryeministrit Edi Rama pas marrjes nën hetim të agjentit të FBI Charles McGongial, ka bërë që Sali Berisha të ashpërsojë tonet.

Lideri i opozitës është shprehur prerë se ky skandal është betejë jete a vdekje. Sipas tij, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare.

Dhe prova përfundimtare nënvizoi kryedemokrati, është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose me të opozitës.

“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedh votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai në pushtet duke vjedh votën është. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese.

Por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person të ardhme nuk ka, dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës, opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, tha Berisha për “Open”.

Të fundit