Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘McGonigal’, Alizoti: Rama është një tragjedi për Shqipërinë

Çështja ‘McGonigal’, Alizoti: Rama është

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti e quan kryeministrin Edi Rama një tragjedi për Shqipërinë. 

I ftuar në Çim Peka Live, Alizoti tha se kryeministri i ka shkaktuar vendit, Kosovës dhe interesave të shqiptarëve në rajon dhe me gjerë, dëme të mëdha, teksa komentoi skandalin ‘McGonigal’.

"Edi Rama është një tragjedi për Shqipërinë pa ndodhur tragjedia. Tani ndodhi një tragjedi, kjo është tragjedi e Shqipërisë, jo e Ramës. Politikisht ai nuk dot më gjatë.

Por nuk është aq më e rëndësishme jetimi politikisht i tij se sa dëmi që ka lënë për Shqipërinë, për Kosovën, për interesat kombëtare dhe shqiptare në botë dhe rajon. Skandali që ka ndodhur është skandal me përmasa të mëdha botërore. McGonigal është një figurë e rëndësishme", tha Alizoti. 

 

Të fundit