Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘non-grata’, Këlliçi paralajmëron: Do të ketë zhvillime lidhur me të vërtetën

Çështja ‘non-grata’, Këlliçi

Deputeti demokrat Belind Këlliçi paralajmëroi zhvillime të reja lidhur me çështjen e shpalljes ‘non-grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në studion e A2 CNN, Këlliçi u shpreh se kongresmenët gjatë takimit të tij të fundit në SHBA, kanë pasur disa pyetje për Berishën dhe se kanë informacione të detajuara të marra nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Këlliçi shtoi se me kongresmenët kanë diskutuar rreth gjendjes së opozitës sot dhe marrëdhëniet me partinë simotër PR që ka në SHBA. Demokrati shtoi se shqetësimi në Ëashington lidhet edhe me aferën e inceneratorëve ku janë përfshirë zyrtare dhe ish-zyrtarë të qeverisë.

“Jam i bindur që në muajt në vijim do të ketë zhvillime në lidhje me të vërtetën dhe transparencën me këtë çështje, do ketë shtim të interesit me këtë çështje. Lërjani kohës unë jam i bindur që do të ketë shtim interesi për këtë çështjen e non gratës që lidhet me gjithë performancën e opozitës në Shqipëri dhe për ndërhyrjet e papranueshme në politikën e një vendi. Ka patur shqetësim për reformën në drejtësi nga kongresmenët, sepse nuk konsiderohet e suksesshme, kishin dijeni për inceneratorët, ka patur pyetje për zotin Berisha. Anëtarë të komisionit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar, kanë pyetur sekretarin e shtetit Blinken dhe ka dërguar dy letra në departament të cilat janë të pa adresuara dhe nuk kanë marrë përgjigje për të bërë transparencë në rastin e zotit Berisha. Diskutimi ka qenë në lidhje me gjendjen e opozitës ku vëmendje të veçantë merr rasti i Berishës ku po kërkohet transparencë mbi provat dhe faktet për vendimmarrjen. Kërkesa është edhe e kongresit amerikan, kongresmenit Lee Zeldin i është drejtuar dashur të marrë përgjigje dhe nuk ka marrë ende sot përgjigje. Kanë lidhur deklaratat e forta të Berishës të dhëna në çadër ku kërkonte publikisht për të shpallur non grata George Soros dhe ndodhi që u shpall Berisha 4 vite më pas. Drejtësia e sotme kishte dy standarde. Zeldin ka adresuar me letër që ka të bëjë me rastin e PD në Shqipëri”, tha Këlliçi.

 

Të fundit