Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmet e kryeministrit, Basha: Rama është e shkuara, s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret

Sulmet e kryeministrit, Basha: Rama është e shkuara, s’kemi

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që për zgjedhjet e 25 prillit të përqëndrohet te fushata negative duke sulmuar kundërshtarët, por krejt të kundërtën ka zgjedhur të bëjë kreu i PD-së, LUlzim Basha.

Gjatë një takimi me qytetarët Basha tha se Rama e sulmon, pasi sipas tij, ajo është alternativa e vetme që ka dhe më tej shton se nuk ka vendosur që t'i përgjigjet pasi, e konsideron si të shkuarën.

Kryedemokrati thotë se s’ka për të humbur asnjë sekondë me Ramën dhe thekson se do të merret vetëm me qytetarët gjatë fushatës elektorale.

"Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka asnjë gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja.

Njerëzit prandaj janë mërzitur nga politika. Rama është e shkuara ,s’kemi kohë për të humbur me gërr-vërret. Deri ditët e fundit do shajë e përgojojë. S’ka asgjë për t’i treguar shqiptarëve. 25 prilli nuk është për të ,as për mua, janë për popullin. Nuk merrem me të, unë merrem me ju."- tha Basha.

Të fundit