Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmet ndaj Berishës, Duma-Ramës: Mate mirë kur flet për 'non-grata'

Sulmet ndaj Berishës, Duma-Ramës: Mate mirë kur flet për

Deputetja demokrate Grida Duma i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për sulmet e vazhdueshme që ai i adreson Partisë Demokratike për ‘non-gratën’ e kreut Sali Berisha.

Nga Kuvendi, Duma iu drejtua Ramës duke i thënë ta matë mirë ‘non-gratën’ e tjetrit kur edhe vetë në pushtet po qëndron falë ‘non-gratave’ të tij.

“Ai i drejtohet opozitës me një non-grata. Ju keni non-gratën. Kam shuëm reflektim për këtë dyfytyrësinë, hipokrizinë. Ne këtu jemi trupa e vetme qëkemi përgjegjësinë të monitorojmë gjërat nëse bëhen apo nuk bëhen. Por në këtë vend jemi kthyer edhe ne në individë dhe kartona që po shkruajnë. u qeverisni me ata, ju jeni non grata qeverisje. Këtu kryeministri vjen dhe thotë ju s’dini asgjë, keni këto vlera. Flet për skllavërinë e Amerikës. Çështja është të jesh politikan që bën. Në këtë vend ajo që u keni mësuar gjatë viteve është se je non grata në Shqipëri. Se po të jesh me PD dhe opozitën gjëja e parë që të bëjnë është se do të heqin nga ndihma ekonomike. Ju i keni bërë vetë listat me patronazhistët. Unë mendoj që shqiptarët duke qenë se ndjehen non grata në vendin e vet gjëja më minimale që duhet të bëjnë është t’i thonë jo atij. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit kur je në pushtet nga non grata-t. Ta masash mirë atë non gratën e tjetrit që mund të jetë më shumë se politik sesa ekonomik”, tha Duma.

Të fundit