Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmet në veri të Kosovës/ Mediu: S’është teatër, por paralajmërim për agresion të mundshëm ushtarak

Sulmet në veri të Kosovës/ Mediu: S’është

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dënuar sulmet në veri të Kosovës. Ai thotë se kjo sjellje paralajmëron një agresion të mundshëm ushtarak, duke theksuar se Serbia dhe Rusia janë të interesuata për destabilitet në Ballkan.

“Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vuçiç është në kordinim me Putin. Takimi i Vucit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.

Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti. Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës”, shkruan Mediu.

Ky i fudit thekson se Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën.

Të fundit