Flash News

Ditari i Opozitës

Krimet zgjedhore/ Basha propozon ndryshim të Kodit Penal: Politikanët të dënohen me 22 vite burg

Krimet zgjedhore/ Basha propozon ndryshim të Kodit Penal: Politikanët

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka propozuar ndryshim të Kodit Penal, për përfshirjen e politikanëve në korrupsion dhe krim të organizuar.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se krahas vetting-ut, Partia Demokratike do të propozojë edhe ndryshim të Kodit Penal shqiptar në përputhje me Kodin Penal italian, për të ashpërsuar dënimet për të gjithë politikanët që kryejnë krime zgjedhore.

Kreu i opozitës shkruan se një politikan i përfshirë në krime të tilla dënohet me 22 vite burg.

“Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore. 1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. 2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. 3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg. 4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike. Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit