Flash News

Ditari i Opozitës

‘Etika’ i përjashtoi, reagon Dhurata Çupi: Akt i rëndë që minon demokracinë

‘Etika’ i përjashtoi, reagon Dhurata Çupi: Akt i

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për disa ditë deputetët e opozitës, pas tensioneve në Kuvend. 

Ajo e cilëson këtë akt tepër të rëndë, duke thënë se “minon demokracinë”.

Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”, shkruan Çupi.

Të fundit