Flash News

Ditari i Opozitës

Eurobondi 700 mln euro, Berisha: Me votën abstenuese, Basha bëri edhe PD-në bashkëfajtore

Eurobondi 700 mln euro, Berisha: Me votën abstenuese, Basha bëri edhe

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha se me abstenimin në Kuvend për Eurobondin prej 700 mln euro bëri edhe PD-në bashkëfajtore.

Nga Foltorja e Lushnjes, Berisha thotë se me këtë qëndrim të PD, Basha shndërroi partinë në një shoqatë për interesa të tij. 

"Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe ça ndodhi tani në fund. Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh ish-kreu i PD, apo kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike.

A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t'i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 mln euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit. Në një kohë kur ky kryeministër dhe këta ministra vjedhin edhe kur flejnë në gjumë gjithë natën, sepse i kanë ndërtuar mekanizmat.

Opozita kurrë nuk mund të votonte një borxh të tillë ata të cilët u përpoqën t'ju mashtojnë ju se në 2015-ën paskemi votuar edhe ne kurrë. Ne braktisëm parlamentin nga borxhi që mori Edi Rama, sepse ai borxh do të vidhej. Lulzim Basha e shndërroi partinë në shoqatë, për të", tha Berisha. 

Të fundit