Flash News

Ditari i Opozitës

Eurodeputeti grek në Tiranë, do të takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek në Tiranë, do të takojë sot Fredi Belerin

Eurodeputeti grek, Manolis Kefaloyannis, ndodhet për një vizitë në Shqipëri, ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.

Ndërkohë sot në orën 11.00 Kefaloyannis mësohet se do të vizitojë në burgun e Fierit kandidatin për eurodeputet të Mitsotakis, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, ky i fundit i dënuar për shit-blerje votash.

Po ashtu bëhet me dije se eurodeputeti grek do të takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje siç është ajo e pronave.

 

Të fundit