Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Europa është përsëri larg, më larg se ura e Qabesë”, Gjekmarkaj: Fjala grihet si qofte

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj nga foltorja e Kuvendit tha se Europa është përsëri larg, madje sipas tij “më larg se ura e Qabesë”.
Ai u shpreh se në ligjërimin e Rilindjes dominon fjalori i kufizuar por i mirë asimiluar dhe i përdorur me shpejtësi.
Fjala e Agron Gjekmarkajt ne Kuvend
Zonja Kryetare,
Të nderuar deputetë !
Kolegji europian dhe identiteti jo i tillë i Qeverisë shqiptare ! Kolegji i Europës në Tiranë është një gjë e mirë ndonse diçka simbolike, inkurajuese e pa fuqi politike tërheqëse nga pas. Kolegji eshte ishull per fat te mire ben gjithçka vetë.
Europa është përsëri larg, më larg se ura e Qabesë . Magneti i saj integrues nuk e tërheq Qeverinë shqiptare, muri i korrupsionit pengon valet, bëmat si pushkaliqe e mahnisin Brukselin në permasen e çudisë e cila në refuzim shndërrohet.
Për aq sa e kanë rrokur Europen shqiptarët e kanë bërë vetëm nëpërmjet liberalizimit të vizave realizuar nga qeveria e PD, pjesa tjeter është folklor politik.
Asokohe enkas qe ndërtuar sistemi tims kaq i dhunuar në shërbim të krimit të organizuar vitet e fundit kur “çunat” morën në dorë vendin duke e bër terbiet, duke i hapur deren dekades së marifetit e lezetit.
Eh…. “çunat”, deri tani janë mjaftuar vetëm me zgjedhjet, politikat ekonomike , investimet strategjike dhe ato të sigurisë, dashtë Zoti mos ti kapë qejfi e të na bëjnë edhe ato kulturore e arsimore.
Gjë e mirë shkolla, gjë e keqe është piramida tejet e madhe e propagandes që po e mbulon atë. Një rëndje e pafund prej muajsh me një zdërhallje fjalësh kuturu, me një kinse gëzim që fillon e mbaron tek propaganda rri mbi ne si re, që nuk sjell shi.
Thelbi i propagandës së agjit-propit për ata që e kanë harruar është transformimi i së vërtetës, duke stimuluar gëzim apo hidhërim të dobishem për një palë duke i ofruar shoqërisë një realitet të thjeshtëzuar pa pikëpyetje, konceptuar mbi dy sisteme ku tek njëri strehohet e mira, e drejta, e bukura, tek tjetri e keqja, e gabuara , e shëmtuara.
Në mes rri habia dhe frika, pastaj ndodh një ndërhyrje hyjnore, një ngjarje e madhe nga ku vjen shpëtimi dhe shoqeria merr frymë e çliruar duke thirrur ave-ave Çezare.Sapo qytetari ul frikën, bëhet gjykues për hajninë dhe hajdutët, për uzurpimin dhe uzurpuesit,por atëhere i tundet para syve përsëri rreziku të cilin vetëm Skenderbeu e ndal.
Në ligjërimin e Rilindjes dominon fjalori i kufizuar por i mirë asimiluar dhe i përdorur me shpejtësi, fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vershon si përrua, mesazhi përsëritet pa fund. Dy buajt që tërheqin fjalitë janë krenaria dhe diniteti duke leruar arën e gjykimit për ta pastruar atë nga cdo formë dyshimi.
Hypur në qerre rrinë ministrat dhe kryetaret e bashkive që i shpjegojnë Kryeministrit sipas rastit, të lumtur a të menduar, me nxitimin e punës dhe dashurinë për modestinë vetë suksesin nën udheheqjen e tij. Ai ngryset dhe kokën tund duke krijuar suspancë.
I mbani mënd 11 mijë kilometrat e rrugeve të bëra në periudhen 2005-2013, në pak prej tyre, këto vite bëhet ndonjë vije, vihet një neon e që prezantohen më të rëndësishëm se vetë rruga. Nuk është e rëndësishme të udhëtosh, por ta kryesh atë në kushte estetike.Shija prevalon mbi faktin.
Zbulimet e mëdha që të lënë pa frymë janë lubrifikantë, ato të shtangin si Nafta e Shpiragut ku tollonat do bien si flokë dëbore dhe do na hynin vetë në xhep ! Marrëdhënia e re me Historinë dhe Qytetin është mbresëlënëse. Le ta ilustrojmë ! Pak durim të nderuar kolegë dhe rixha Kryetare nëse ma jep hua një minut më shumë.
Zonja Spiropali më e spikatura e diskursit rilindas shfaqet prej kohesh si Zoja e Shkodres ( Madona di Scutari e thërrisnin venedikasit ) per ata që se dinë bëhet fjalë për shenjtoren mbrojtëse e cila iku në Itali nga qielli kur qyteti u pushtua nga turqit.
Psh. Ministrja në fjalët, në esklamacionet e veta veneruese me refrene koliqiane duket sikur ka ndërtuar kalanë e Shkodres gati duke na mbushur mendjen se ajo vetë është Rozafa !
Pas një rehatimi të shkurtër nga lodhja ka gërryer tokën dhe u ka dhënë rrugë dy lumejve Drinit e Bunës dhe një gropë të madhe të cilën bidon pas bidoni e mbushi me ujë dhe e quajti liqen, pastaj ndertoi Kishën e Madhe dhe Xhaminë e Plumbit, bandat muzikore dhe teatrot, bibilotekat e fototekat, Piacën dhe Kafen e madhe, Bashkinë dhe Bahçe miletin. Tek keso punësh bëntë atë e admironte vete Teuta, Barleti, Idromeno, Dedë Gjo Luli, Fishta, Migjeni, Preng Jakova i cili mund të bëjë operen “Elisa”,e plot të tjerë.
Pra ka krijuar Shkodrën dhe bashkë me Kryeministrin artist shëtisin rrugëve dhe u thonë Shkodranëve e shihni more harama, çfarë qyteti ju kemi bërë? Ne habitemi e themi, shih shih bën Shkodrën, uaaaa !
Ministrat e tjerë bëhen xheloz dhe rendin ti marrin atributet natyrës dhe historisë. Ulsiu kontribuoi tek muret ilirike të Lezhes duke u çuar ujë me mushk muratorve dibranë.
Tao thau fushat e Myzeqesë, dogji pyjet e Fierit dhe formoi koperativën e parë në Krutje. Damua shkroi alfabetin e Dhaskal Todrit dhe ndërtoi shkollën normale të Elbasanit. Llatjen landrejtor ne vend te Gurakuqit.
Çuçi luftoi në vend të Muzakajve, pikturoi Magalemin dhe lumin Osum bashkë me Kalanë e famshme të Beratit. Toni nuk u mor me punë fizike se hodhi fjalën e perendisë mbi leter në kodiket e pupurt.
Majko ka udhehequr Divizionin e parë sulmues për të kaluar Shkumbinin dhe shkatërruar reaksionin në veri. Në Kukes ka luftuar si Shefqet Peçi.
Klosi i dhënë pas peshkut ka suvatuar fabriken e Konservave në Vlorë dhe minierën e Bitumit në Selenic. Një tjeter, si Zoti rruzullinë lëshoi edhe ajo mbi dhe Gjirokastren vendosi , madje vete veprat e Kadaresë dhe të Çabeut.
Ndërsa Edi Rama ka bërë betejat me romaket, turqit, ka mbrojtur Krujën, ka luftuar me Rrapo Hekalin, ka dredhur duhan me Oso Kuken, ka qënë në Tanzimat dhe tek Xhonturqit, ka shpallur pavarësinë, ka ideuar Kongresin e Lushnjes, ka qënë Arqipeshkëv, Krye Dhespot, KRYEMYFTI, KRYEGJYSH , BABA E BABO.
Në betejen e Tendes së qypit u dha derrmen pushtuesve, në atë të Mezghoranit i ra borisë i plagosur. Sazeve jua ka terezitur në reformën agrare, ideolog i revolucionin demokratik dhe tani Kryeminister, si sakrifica e fundit!
Dikush që dëgjon fjalimin tim thotë paska lojtur nga fiqiri i uruari, largon vëmendjen nga inceratoret, sterilizmi, timsi, interpelancat e mohuara nga Kryeministri , mocionin me debat gjithashtu, nga rënia e Gjykates Kushtetuese po aq , nga drejtoret berberë që të rruajnë e të qethin, nga 5D-të që ngërdheshën pasi kanë vjedhur, nga ai tjetri që rrëmben të dhënat private të shqiptarve, nga segmente të drejtesisë që mbajnë e marrin peng Opoziten dhe Liderin e saj, të parës duke turbulluar simbolet, të dytit duke i hequr lirinë pa akuzë e hetim per llogari të Edi Rames, duke pezulluar pluralizmin dhe trukuar garen.
Kjo nuk ndodh në Europë, nuk mesohet në asnjë kolegj të saj. Çfarë unë thashë më siper duke luajtur jo shumë me fantazine janë masa, etaloni që kjo qeveri ka me të vërteten dhe manipulimin e saj.
Po kaq, forca e errët për të luajtur më të duke penguar konsolidimin e identitetit europian të shqiptarëve dhe konfirmuar sjelljen, identitetin e hiles kundër rregullit aspak europian të një qeverie që vjedh Shqiperinë për të vjedhur votat sipas stilemës rilindase. Një zemërim europian e bën më të dobishme shkollën e saj në Tiranë sesa panegjeriket e shërbetosur për të.
Faleminderit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38