Flash News

Ditari i Opozitës

"Fakte kemi po nuk i themi", Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Jeni bërë 'meme'

"Fakte kemi po nuk i themi", Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Jeni

Ish-kryeministri Sali Berisha i ëhtë përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim, duke u shprehur se ata që lobuan kundër tij duke thënë se "fakte kemi po nuk i themi", tashmë janë shndërruar në 'meme'.

I ftuar në studion e "Drejt" në RTV Ora, Berisha tha se shpallja e tij "non-grata" pa pasur asnjë problem, vjen pas kërkesës që ai ka bërë kohë më parë, për futjen në listën e zezë të multimiliarderit amerikan George Soros.

"Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time non grata pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla non grata duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen non grada të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore", deklaroi Berisha.

Të fundit