Flash News

Ditari i Opozitës

Fakte që kundërshtojnë njëra-tjetrën, Berisha: I sëmuri psikik i Ramës ka rinovuar patentën në 2022

Fakte që kundërshtojnë njëra-tjetrën, Berisha: I

Në nisje të protestës së sotme, 31-vjecari Gert Shehu ka sulmuar fizikisht Sali Berishën. Menjëherë pas ngjarjes dhe shoqërimit të tij në polici, ka reaguar Policia e Tiranës me një qëndrim zyrtar që thotë se Shehu është me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe me probleme psikotike.

Vetë Berisha, në një konferencë për mediat ka thënë se "fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokumenti shëndetësor për të dëshmon se gjithçka është e përgatitur". Vetë Berisha ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e kësaj shkrese.

Ndërkohë, këto shkresa kundërshtojnë njëra-tjetrën pasi sipas të dhënave të shtetasit Gert Shehu, ai ka rinovuar patentwn.  Kujtojmë se për t`u pajisur me një patentë, kërkohet që paraprakisht të kesh kryer të gjitha kontrollet shëndetësore dhe mendore.

Fakte që kundërshtojnë njëra-tjetrën, Berisha: I

“Fakti që zyra e Fugës e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, ju e din i që në raste të tilla këto persona përdoren se njerëzit normalë nuk pranojnë. Edi Rama duke dashur të paraqesë veten, tregoi se është 100% me duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që t’i nevojitet, or ky vërtetim mjekësor nuk  ka asnjë datë. Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018 pasi thotë u paraqit në klinikën tonë në janar të këtij viti, por shumë i çuditshëm vërtetimi se thotë që episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike ku mori ndihmën e parë dhe u kthye në shtëpi. Ju e kuptoni që kjo nuk dëshmon asgjë përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të zgjedhur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës”, tha ai.

 

Të fundit