Flash News

Ditari i Opozitës

Falimenti i bashkive, Vasili: Rama asgjësoi pushtetin lokal, paguajnë vetëm patronazhistët

Falimenti i bashkive, Vasili: Rama asgjësoi pushtetin lokal, paguajnë

Deputeti Petrit Vasili akuzon qeverinë se i falimentoi bashkitë. Ai thotë se bashkitë u fokusuan te patronazhistët, duke lënë mënjanë shërbimet ndaj qytetarëve. Deputeti evidenton se kryeministri Edi Rama poi u ‘rrëmben’ edhe ujësjellsat.

Pak kohë më parë, qeveria shpalli konkursin për administratorët e rinj, duke thënë se disa prej bashkiev kanë falimentuar, ndërsa hodhi fajin te drejtuesit vendorë.

“Skandali! Rama ne dhjete vjete qeveri, asgjesoi dhe falimentoi Bashkite! Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje perfundimisht i falimentoi edhe financiarisht Bashkite qe drejtohen nga vete Kryetaret e rilindjes.

Bashkite e rrembyera nga Edi Rama u vodhen dhe plackiten nga korrupsioni dhe tani jane zhytur ne borxhe qe jane pasoje e vjedhjes pa fre te Qeverise ne çdo drejtim. Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje i shnderroi Bashkite ne Bordero, qe vetem paguajne Patronazhiste dhe nuk ofrojne asnje sherbim. Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje u rrembeu edhe Ujesjellsat Bashkive”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Sipas këtij të fundit, ky është një veprim i rëndë mafioz, që synon asgjësimin e pushtetit vendor.

“Pas dhjete vjet qeverisje te Edi Rames ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal”, shton deputeti.

Të fundit