
Flash News
Megaoperacioni/ Grupi me bazë në Durrës, zbardhen emrat e trafikantëve shqiptarë
Pse u zhvillua operacioni pas zgjedhjeve? Pyetja që zuri ngushtë Altin Dumanin
Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
Para, biznese, televizion/ Çfarë u sekuestrua gjatë megaoperacionit? Dy efektivë të përfshirë në skemën kriminale
Operacioni “Ura”, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare shumë e madhe
Falsifikimi/ Çfarë e lidh Linda Ramën me pronën në Surrel?
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka treguar me fakte e prova falsifikimin e pronës së kryeministrit Rama në Surrel dhe se çfarë e lidh Linda Ramën me të.
Në të dhënat e paraqitur, Kalaj tregon se prona në Surrel daton në vitin 2008 kur bashkëshortja e kryeministrit e kishte piketuar si pronë, edhe pse ishte zonë e gjelbër dhe ndalohej me ligj.
Sipas Kalasë, bashkëshortja e kryeministrit nuk është blerësja e parë e pronës, dhe këtu ka filluar falsifikimi në lidhje me këtë pronë. Kalaja thekson se blerësi i parë është një person i afërt me ish-deputetin e PS, i cili sot është ambasador në SHBA, ndërkohë që falsifikimi bëhet nga një banor i zonës.
DEKLARATA:
Siç u citua nga pikëmaja financiare, bashkëshortja e kryeministrit deklaroi se ka dhënë 3 dorëheqje pa ia kërkuar njeri, por nisur nga integriteti moral i saj.
Pyetja që ne bëjmë sot, po nga dy të ardhura shumë të rëndësishme, shumë të qenësishme për çiftin kryeminstror, pse nuk ka dhënë dorëheqje Lindita Basha Xhillari Rama?
Më poshtë, unë do t’ju bëj një rezyme të shkurtër që lidhet me pronën në Surrel dhe në fat nuk daton në datën që prona është blerë de jure, por daton që nga viti 2008, ku bashkëshortja e kryeministrit i kishte vënë syrin kësaj prone, që për interes të publikut duhet të theksojmë se përveç se ka qenë në zonë të gjelbër, e ndaluar të shpërndahej me ligjin 7051, edhe në ish-ZRPP-në e kohës, ka qenë me emërtimin pronë-shtet.
Ju po ndiqni dokumentacionin që, ne jo vetëm kemi bërë denoncime në çdo moment, por i jemi drejtuar edhe SPAK me një kallëzim penal për të cilin unë do t’ju jap informacion të plotë në fund të kësaj konference.
Çfarë e lidh Lindita Basha Xhillari Rama me pronën në Surrel?
Siç po e ndiqni, në numrin 17 është kartela e pasurisë. Po ta ndiqni, thuhet në, 6.12.2013, është kontrata e blerjes.
Ka një histori kjo pronë. Bashkëshortja e kryeministrit nuk është blerësja e parë e pronës, por këtu ka filluar falsifikimi në lidhje me këtë pronë, sepse u gjetën disa persona që të bëjnë rolin qoftë të përfituesit, me ligjin 7501, por qoftë edhe të blerësit të parë.
Dhe çuditërisht, blerësi i parë është një person i afërt me ish-deputetin e PS, i cili sot është ambasador në SHBA, ndërkohë që falsifikimi bëhet nga një banor i zonës, i cili deklaron në komunë dhe thotë që më ka humbur akti i marrjes së tokës në pronësi.
Pas denoncimit që bëhet po nga banorë të zonës, vetë Prefekti i qarkut Tiranë, ndaj të cilit u morën masa e dhe nga kryeministri Rama, duke e shkarkuar dhe duke mos e vendosur në listat për deputet në periudhat në vazhdim, dhe sipas vendimit të Prefekturës, u ngrit një komision i posaçëm ku vendos shfuqizimin e plotë të aktit të marrjes së tokës në pronësi, nr 62, datë 26.11.1992.
Të dhënat për tokën në Surrel:
1. Sipas shkresës Nr. 304 Prot., datë 08.03.2004 të Komunës Dajt, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në Ligjin Nr.7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, i konfirmohet Akti i Marrjes të Tokës në Pronësi.
2. E njëjta shkresë, më vonë falsifikohet dhe bëhet “Dublikatë” me Nr. 62 datë 20.04.1992 (dokumenti 1).
3. Sipas shkresës Nr. 1918 Prot., datë 15.12.2004 të Komunës Dajt, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në Ligjin Nr.7501 datë 19.07.1991 “Për tokën”, i konfirmohet Akti i Marrjes të Tokës në Pronësi me Nr.62 datë 26.11.1992 (dokumenti 2).
4. Po kështu, sipas shkresës Nr. 3044/1 Prot., datë 17.12.2004 të Sektorit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, shtetasit Isuf Isufi, bazuar në plan rilevimin e pronës, i konfirmohet prona më Nr. 62 1 llojit “arë”, me sipërfaqe 2,770 m2 (dokumenti 3).
5. Sipas shkresës pa Prot dhe pa datë të vitit 2008, Krye Rregjistruesja e ZRPP Tiranë, i kthen përgjigje (dokumenti Nr.50) shtetases Lindita Xhillari (sot Rama), ku vërteton pronësinë për AMTP Nr. 62 (1 dhe jo dublikatë), dhe Nr. 42 në emër të shtetasit Isuf Isufi (dokumenti 4).
6. Më datë 05.10.2011, Prefekti i Qarkut Tiranë vihet në lëvizje nga një ankesë e ardhur nga shtetësaj Haxhire Hoxha, ku sqarohet se shtetasi Isuf Isufi ka përfituar tokë në kundërshtim me ligjin prej 8,800 m2 sipas AMTP nga ato që i takojnë në fakt (dokumenti 4/1):
– AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 me sipërfaqe 2,600 m2;
– AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 me sipërfaqe 2,770 m2;
7. Më datë 09.10.2011, Prefekti i Qarkut Tiranë me shkresën Nr.38 Prot., dhe më datë 21.10.2011 me Nr. 2413/1, i drejtohet Komunës Dajt për një informacion të hollësishëm lidhur me pronësinë e shtetasit Isuf Isufi (dokumenti 5 dhe 6) dhe sipas shkresës Nr. 2413/4 datë 06.08.2012, Prefekti i Qarkut Tiranë njofton shtetasin Isuf Isufi se AMTP-të e tij po shqyrtohen (dokumenti 7).
8. Sipas shkresës Nr.2070/1 Prot., datë 10.08.2012 të Këshillit të Qarkut Tiranë, sqarohet se pronat në emër të shtetasit Isuf Isufi (dokumenti 8) janë:
a. Pasuria Nr.108 e llojit “arë” me sipërfaqe 5,200 m2;
b. Pasuria Nr.60 e llojit “ullishtë” me sipërfaqe 33,000 m2;
c. Pasuria Nr.61 e llojit “arë” me sipërfaqe 45,100 m2;
9. Më datë 10.10.2016, sipas shkresës pa Nr. prot., bëhet kqyrja fizike e prnave të përfituara nga shtetasi Isuf Isufi bazuar në ligjin Nr.7501 nga ku rezulton se në pronësi të ëktij shtetasi janë:
a. AMTP pa Nr. datë 19.01.1991 e llojit “arë” me sipërfaqe 8,200 m2 dhe 36 rrënjë ullinj;
b. AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 e llojit “arë” me sipërfaqe 8,200 m2 dhe 36 rrënjë ullinj;
c. AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 e llojit “arë” me sipërfaqe 2,770 m2 “DUBLIKATË”;
d. AMTP Nr.62 datë 20.04.1992 e llojit “ullishtë” me sipërfaqe 750 m2;
e. Gjithsej 11,720 m2 (dokumenti 9, 10, 11, 12, 12/1, 13).
10. Sipas kartelës së pasurisë datë 10.01.2014 të ZRPP Tiranë, kjo pronë figuron si pronë “SHTET” (dokumenti 13 dhe 14).
11. Referuar shkresës Nr.26016/1 Prot., datë 23.09.2016 të ZRPP Tiranë, paraqitet gjendja e pasurive të shtetasit Isuf Isufi, të kallëzuarës Lindita Rama (Xhillari) dhe ajo shtet sipas kartelave bashkëngjitur kallëzimit (dokumenti 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 27, 28, 29, 30, 30/1 dhe 31).
12. Bazuar në këtë përgjigje, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), me vendimin Nr. 306 datë 30.11.2016 vendos:
a. Shfuqizimin e plotë të AMTP Nr.62 datë 26.11.1992 “DUBLIKATË” me sipërfaqe 2,770 m2;
b. Detyrimin e familjes Isuf Isufi të paguajë vlerën 1,240,960 lekë për pasurinë e shitur me sipërfaqe 2,770 m2;
c. Shfuqizimin e plotë të AMTP Nr.62datë 20.04.1992 “DUBLIKATË” me sipërfaqe 750 m2;
d. Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes me Nr.60/16, vol 5, fq 245, ZK 3550 me sipërfaqe 750 m2;
e. Shfuqizimin e pjesshëm të AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 me sipërfaqe 8,200 për sipërfaqen 682 m2;
f. Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes me Nr.33/2, vol 1, fq 211, ZK 3550 me sipërfaqe 1,300 m2 (kjo pasuri mbetet 672 m2;
g. Shfuqizimin e plotë të AMTP pa Nr. datë 19.01.1992 me sipërfaqe 8,200 m2 (dokumenti 33, 37, 38).
13. Sipas kartelave të pasurisë dhe hartave bashkëngjitur, kjo pronë megjithëse figuron prone SHTET, i shitet nga shtetasi Isufi shtetases Rreli (vjehërra e ish deputetit dhe anmbasadorit në SHBA Ervin Bushati), dhe kjo e fundit me të njëjtin çmim prej 193.88 lekë/2 (dokumenti 30, 30/1, dhe 31), të kallëzuarës Lindita Rama (Xhillari).
14. Edhe te kartela datë 06.12.2013, pasqyrohet kalimi i pronës SHTET të pronarja e re Lindita Rama (megjithëse e kishte kërkuar që në vitin 2008), me sipërfaqe 4,483.50 m2 në shumën 869,287 lekë ose 193.88 lekë për m2 (dokumenti 28) duke ndryshuar dhe emërtimin nga tokë “arë” në TRUALL.
15. Referuar shkresës Nr. 4992/1 Prot., datë 09.12.2016, dërgohet për gjykim administrative vendimi i Komisionit Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KVVTP), me vendimin Nr. 306 datë 30.11.2016 (dokumenti 39, 40, 41 dhe 42).
16. Sipas shkresës datë 04.01.2017, edhe Avokatura e Shtetit, mbështet padinë e ngritur nga Prefekti i Qarkut Tiranë (dokumenti 32, 34 dhe 35).
17. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Nr. 505 datë 15.02.2017 është vendosur:
– Pranimi i kërkesë padisë së Prefektit të Qarkut Tiranë.
– Deklarimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e AMTP Nr.62 datë 26.11.1992, AMTP Nr.62datë 20.04.1992 si dhe AMTP Nr.42 datë 10.06.1992 për sipërfaqen e marrë tej normës prej 7,700 m2.
– Kthimin në pronësi SHTET të sipërfaqes marrë tej normës për frymë prëj 1,432 m2.
– Detyrimin e familjes Isuf Isufi të paguajë në favor të Buxhetit të Shtetit vlerën 1,240,960 lekë (dokumenti 43 dhe 44).
18. Referuar vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit Nr. 664 datë 24.06.2020 është vendosur:
– Prishjen e vendimit Nr. 505 datë 15.02.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes pranë kësaj gjykate me tjetër trup gjykues (dokumenti 45 dhe 46).
19. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë Nr. 13 datë 14.01.2021 është vendosur:
– Pushimin e gjykimit të padisë administrative bazuar në kërkesën për heqjen dorë nga padia nga ana e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (dokumenti 47, 49 dhe 49).
20. Referuar provave që disponojmë, ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 09.08.2021, pasi ndaj tij nuk ka bërë ankim as Avokatura e Shtetit.
Të fundit


Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli
21 Maj 2025, 15:22
Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë
21 Maj 2025, 15:11


Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk zhbllokon Kuvendin e Kosovës
21 Maj 2025, 14:42


Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë
21 Maj 2025, 14:18





A ka BE-ja ende mjete efektive për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë?
21 Maj 2025, 13:26





Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
21 Maj 2025, 12:37

Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 12:18

Emri i vetëm i 11 majit është: Terrorizëm elektoral
21 Maj 2025, 12:06



Haxhi 2025/ Gjithçka që duhet të dini rreth pelegrinazhit vjetor në Mekë
21 Maj 2025, 11:28

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka
21 Maj 2025, 11:02

Kuçovë/ 66-vjeçari ngacmon sek*ualisht 17-vjeçaren
21 Maj 2025, 10:41

Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
21 Maj 2025, 10:22


19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë
21 Maj 2025, 09:50
Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura
21 Maj 2025, 09:40



A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
21 Maj 2025, 09:01




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Maj 2025, 08:09
Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2025, 07:47

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit
20 Maj 2025, 22:32

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën
20 Maj 2025, 22:08



Arrestohen 38 persona për komplot në Venezuelë, mes tyre edhe një shqiptar
20 Maj 2025, 21:18



Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën
20 Maj 2025, 20:24
Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë
20 Maj 2025, 20:01





Si u tërhoqen nga ankesat për votat kandidatët e PS pas mesazhit të Ramës
20 Maj 2025, 18:34
Biseda Trump- Putin/ Analiza: Kush fitoi në telefonatë dyorëshe?
20 Maj 2025, 18:15
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK kontrolle në bashkinë e Klosit
20 Maj 2025, 18:02
Vuçiç mesazh trajnerit serb: Shkoni në Tiranë dhe fitoni ndaj Shqipërisë
20 Maj 2025, 17:50
Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë, shkeljet janë flagrante
20 Maj 2025, 17:39
Akuzohej për trafik dr*ge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun
20 Maj 2025, 17:20



Vota e diasporës, Burimi: Procesi më shumë simbolik sesa me ndikim real
20 Maj 2025, 16:41
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
20 Maj 2025, 16:17
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera
20 Maj 2025, 16:13
Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension
20 Maj 2025, 16:01


Enigma/ Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
20 Maj 2025, 15:12


Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
20 Maj 2025, 14:50
Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO
20 Maj 2025, 14:36
Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?
20 Maj 2025, 14:21
Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?
20 Maj 2025, 14:15
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
20 Maj 2025, 13:49
Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
20 Maj 2025, 13:45

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV, në ankand për 250 mijë dollarë
20 Maj 2025, 13:23


Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do qëndrosh në pushtet me këtë farsë
20 Maj 2025, 12:55
Vranë shqiptarin në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët
20 Maj 2025, 12:45
