Flash News

Ditari i Opozitës

“Faltore boshe”, Bylykbashi: Basha me një buzëqeshje të ftohtë arriti të vrasë demokracinë në PD

“Faltore boshe”, Bylykbashi: Basha me një buzëqeshje

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar ‘foltoren’ e Berishës si lëvizjen që e ndryshoi situatën në PD nga një ‘faltore boshe’ që ishte me vetëm kryetarin brenda.  

I ftuar në 'A Show', Bylykbashi thotë se Basha ka rritur me një buzëqeshje të ftohtë të vrasë demokracinë në PD.

Jemi ende herët për të folur mbi këtë pjesë. Por ajo që vihet re që është se kjo foltore ka bashkuar deputetë dhe ish deputetë dhe bazën dërrmuese të anëtarëve. Kanë reaguar figura që janë larguar padrejtësisht nga kryetari. Kjo lëvizje e ndryshoi situatën e demokratëve në ‘foltore’ nga ‘faltore bosh’ ku është vetëm kryetari dhe s’ka asgjë tjetër.

Në përfundimi të kësaj lëvizje, sipas statutit, me një votim të demokratëve për çështjet që shtrohen sdo ketë më ndarje pasi do bashkohen nëpërmjet votës në Kuvend.

Me këtë baze kemi punuar dhe do ishte çudi e madhe që deputetët ti mos ti përgjigjeshin bazës së partisë, kemi një model fitues dhe një humbës.

Nga ajo që na u paraqit në statut vihej re që kishte një centralizim të pushtetit nga kryetari.

Basha ka arritur me një buzëqeshje të ftohtë të vrasë demokracinë në PD. Është efektive por që për fat prej lëvizjes së Berishës, edhe mua mu prekë humori i brendshëm dhe vendosa të merrnim një vendim pasi mund të humbasim shumë por nuk mund të vihet në diskutim apo të bëhet kompromis me moralin”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit