Flash News

Ditari i Opozitës

"Ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më", a paralajmëroi Kryemadhi tërheqjen nga politika?

"Ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më", a

Monika Kryemadhi i është bashkuar Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

E shoqëruar nga Endrit Braimllari dhe Elona Guri, Kryemadhi shpalosi para mediave dy propozimet e saj për konventën, buxhetimin e grave kandidate dhe konflikti i interesit. Sipas saj, anëtari i një partie nuk mund të propozojë individë me të cilët ka punuar më parë ose vijon të punojë.

“Dy propozime e para vjen për buxhetimin e grave kandidate që vjen në kauadrin e një bashkëpunimi që PL ka. Ne e kemi pasur prioritet ndihmën e grave dhe vajzave. Por tashmë mendoj që ka ardhur koha të legjitimohet pavarësisht preferencave të strukturave drejtuese, që minimumi i buxhetit të jetë në funksion të grave kandidate. Propozimi i dytë përsa i përket konfliktit të interesit. Meqënëse nepotizmi është shkaku i rrënimit të një partie politike, unë mendoj që konflikti i interesit është. Anëtari i partisë nuk mund të propozojë individ me të cilët ka konflikt interesi, pra ka punuar me ta apo punojnë për ta”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur se çdo të ndodhë me të pasi nga sot nuk do të jetë më pjesë e PL, Kryemadhi u shpreh se beteja e saj ka qenë përgatitja e figurave të reja.

“Beteja e Monika Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë më rritjen e përgatitjen e shumë figurave të reja. PL ka elementin civilizues që është gruaja dhe vajza dhe mendoj që kjo të mos kthehet më në një fasadë por të jetë një vlerë e vërtetë. Ajo që besoj është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të rejave. Aktrimi u shërben njerëzve momentalë”, tha ajo.

Kryemadhi tha se ndjen keqardhje që 30 vite jetë politike, t’i fshihen me një vendim.

“Normal që ndjej keqardhje se në 30 vite të jetës politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzënë për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përfitime. Për mua përsëri familja është më e rëndësishme se politika”, shtoi ajo.

E pyetur nëse po paralajmëron largimin nga politika, Kryemadhi tha se do të angazhohet me prioritete të tjera.

“Po ua them edhe njëherë që në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatorë në arenën e luftës. Ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më nuk do të bëjë më shfaqje. Do të shoh prioritete të reja”, përfundoi Kryemadhi.

Të fundit