Flash News

Ditari i Opozitës

"Familjen e kisha nën terror", Ristani: Kur drejtoja KQZ, shtëpia ime ishte e rrethuar me policë

"Familjen e kisha nën terror", Ristani: Kur drejtoja KQZ,

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, e ka cilësuar kreun e demokratëve, Lulzim Basha si një figurë mosmirënjohëse, gjë që sipas tij e ka dëshmuar prej kohësh.

“Ai është mosmirënjohës. Absolutisht po. Ai po çon në gropë PD dhe po e rrënon çdo ditë më  tepër. PD në këto 30 vite është në opozitë për herë të tretë”, tha Ristani.

I ftuar në Euronews, Ristani u shpreh se në kohën kur mbante postin e ish-kreut të KQZ, nuk kishte bërë asnjë gjë në favor të Bashës, por thjesht kishte mbështetur drejtësinë.

S’kam bërë asgjë në favor të Bashës, por unë kam mbajtur drejtësinë. Aq e vërtetë është kjo, saqë vota në kutinë e gabuar mbasi unë e zgjidha në atë formë u bë pjesë e legjislacionit, pra u fut në ligj që vota në kutinë e gabuar është e vlefshme dhe duhet numëruar. Nuk ishte pjesë e legjislacionit, nuk ishte shkruar, por ishte pjese e interpretimit kushtetues. Qëndrimi im ka qenë kritik në favor të së mirës së PD”, u shpreh Ristani.

Ristani ka treguar disa nga momentet e vështira të karrierës së tij si ish-kreu i KQZ, teksa theksoi se vendimi për të mbajtur drejtësinë, i ka rrezikuar familjen.

Sa i takon kohës që unë drejtoja KQZ, ajo që unë bëra është se në ato situata aspak normale dhe në atë presion aq të madh, unë s’e kam thënë, por ka qenë një… rrezik për jetën, sepse kam pasur shtëpinë e rrethuar me forcat e policisë, familja ime qëndronte nën terror gjatë gjithë kohës. Pra, ishte një situatë e vështirë për të bërë të mbajtur drejtësinë, për të bërë atë që ishte e drejta e dhe e duhura”, shtoi ai.

Të fundit