Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për

Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka reaguar lidhur me ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e Bordit të Paqes për Gazën, duke dhënë sqarime mbi natyrën dhe përmbajtjen e kësaj nisme ndërkombëtare, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Sipas Zhulalit, vitin e kaluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar përmes Rezolutës 2803 Planin Gjithëpërfshirës për Ndërprerjen e Konfliktit në Gaza, të paraqitur nga Presidenti Trump. Në kuadër të këtij plani, po ngrihet Bordi i Paqes dhe strukturat përkatëse, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Ajo shton se letra-ftesë është e njëjtë për të gjitha shtetet dhe nuk përbën një trajtim të veçantë apo të diferencuar për ndonjë vend të caktuar.

Reagimi:

Çfarë është ftesa e Trump për Bordin e Paqes për Gazën?

Vitin e kaluar, Këshilli i Sigurimit të OKB, përmes Rezolutës 2803, ka miratuar Planin Gjithëpërfshirës për të Ndërprerë Konfliktin në Gaza, të paraqitur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, po krijohet Bordi i Paqes dhe strukturat e tij, të cilat do të jenë përgjegjëse për sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Më 16 janar 2026, Presidenti Trump, në cilësinë e themeluesit të Bordit të Paqes, u ka dërguar një letër presidentëve dhe kryeministrave të rreth 100 vendeve të botës, duke i ftuar për t’u bërë pjesë e këtij Bordi, duke miratuar Kartën e tij dhe caktuar një përfaqësues zyrtar që do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të këtij koalicioni.

Thënë thjesht, Trump fton rreth 100 vende për t’u bërë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për zbatimin e planit të tij për paqen ne Gaza, ndër to edhe Shqipërinë.

Të fundit