Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë i bën bashkë Ramën dhe Maduron? Berisha: Të dyja mbështeten te fuqia e jashtëzakonshme e d*ogës

Çfarë i bën bashkë Ramën dhe Maduron? Berisha:

Ka nisur takimi i kreut të PD, Sali Berisha, me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Në fjalën e tij, Berisha tregoi të përbashkëtat mes qeverisjes së Edi Ramës dhe Maduros së Venezuelës. Berisha tha se të dy mbështeten nga kartelet e drogës dhe mafies.

Kryedemokrati shtoi se regjimi i Ramës po e shtyp pluralizmin.

Berisha: Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin.

Në dallim nga autokracitë e tjera elektorale apo diktaturat autoritare, kjo e Shqipërisë është siameze me diktaturën e Maduros së Venezuelës. Pse kjo? Kjo sepse të dyja kanë një mbështetje të jashtëzakonshme në fuqinë e jashtëzakonshme të drogës.

Dhe kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës, në rrafshin ekonomik, është më e fuqishme se çdo parti. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës shprehet me fshirjen e ligjeve, rregullave dhe zëvendësimin e tyre me standardet e mafies dhe karteleve të drogës. Kjo fuqi e jashtëzakonshme e drogës në regjimin e Edi Ramës luan një rol përcaktues edhe në rezultatin e zgjedhjeve, në vendimet e gjykatave, në vendimet e ekzekutivit. De facto, droga dhe kartelet janë vendimmarrësit kryesorë të vendit.

Kartelet shqiptare janë bërë sot të fuqishme, përcaktojnë rezultate elektorale edhe në Amerikën Latine.

Këto kartele nga Shqipëria janë eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë, Shqipëria është eksportuesi numër një, por tani këto kanë kapur në dorë kokainën në Amerikën Latine dhe janë përcaktuesit e tregut në Amerikën Latine.

Të fundit