Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë po diskutojnë? Disa deputetë të PD takim në një lokal të Tiranës

Çfarë po diskutojnë? Disa deputetë të PD takim

Disa deputetë të Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e sotme në një lokal në Tiranë.

Mediat raportojnë se deputetët janë mbledhur në këtë takim informal rreth orës 18.00 por nuk dihet arsyeja e këtij takimi.

Disa deputetë pjesëmarrës kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj Bashes por që nuk i janë bashkuar as Sali Berishes në nismat që ai ka ndërmarrë që pas 9 shtatorit ku ish-kryetari i Partisë Demokratike e përjashtoi nga grupi parlamentar. 

Në takim po marrin pjesë: Gazment Bardhi, Kreshnik Collaku, Dhurata Cupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Arbi Agalliu, Bledjon Nallbati, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Seladin Jakupllari, Grida Duma, Zheni Gjergji dhe Dashnor Sula.

Të fundit