Flash News

Ditari i Opozitës

Çfarë synon “Foltorja”? Bumçi: Opozita nuk ofron shpresë, ja pse mbështes Berishën

Çfarë synon “Foltorja”? Bumçi: Opozita nuk ofron

Aldo Bumçi ka komentuar “Foltoren” e Berishës si përkrahës i ish-liderit, duke treguar disa nga pikësynimet që ka nisma e ish-kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bumçi shprehet se qëllimi i parë i “Foltores” është ringritja e Partisë Demokratike duke risjellë të larguarit prej saj, e sidomos njerëz të rinj.

“E para është që të ringrejë PD-në dhe të sigurojë që fiton në zgjedhje. PD ngrihet duke risjellë ata që janë larguar është një element, afrimi i njerëzve të rinj dhe nga ana e themeleve do jetë vota e anëtarit të PD. Berisha është njeriu që ka bërë punë që do të mbeten aty. Berisha sot respektohet se ka emrin dhe punët që ka bërë. Kriza zgjidhet duke kthyer votën. Do bëhet vendi, do ketë ndryshime statutore që nëse humben zgjedhjet kryetari shkarkohet. Vota e anëtarësisë do përcaktojë hierarkinë e vlerave”, tha Bumçi.

Si përkrahës i nismës së ish-liderit të PD-së Sali Berisha, dhe jo vetëm, Bumçi ka treguar edhe arsyet që e bën atë të mbështesë idetë e ish-kryeministrit.

“Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi. Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve. Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha. Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, shtoi Bumçi.

Të fundit